Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:31 GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet Grand Theft Auto 6 shiti mbi 32 milionë kopje në 24 orët e para, me 3.79 miliardë dollarë shitje, sipas vlerësimeve të kompanisë. Administrata…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Padia për mbylljen e “Agon Channel” nga Rama, Shqipëria do paguajë 125 milionë dollarë

Aktualitet E hënë, 27 Shtator 2021 01:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Caroline Simson

Një gjykatë ndërkombëtare ka urdhëruar Shqipërinë që t’i paguajë një biznesmeni italian dhe bashkë-paditësve të tjerë 111 milionë euro (124.6 milionë dollarë) për shpronësimin e investimeve të tyre në një stacion televiziv.
Avokatët e Francesco Becchettit dhe bashkë-paditësve të tjerë konfirmuan se një Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) ka marrë vendimin e datës 24 prill, pasi arriti në përfundimin se Shqipëria ka shkatërruar investimet e paditësve në një shoqëri televizive të quajtur Agonset Shpk. B bashkë-paditësit e Becchettit përfshijnë partnerin e biznesit Mauro de Renzis dhe dy shoqëri italiane: Hydro Srl, e formuar për të drejtuar një hidrocentral në Shqipëri dhe shoqërinë italiane të ndërtimit Costruzioni Srl.
Raportime nga mediat lokale kishin thënë se është dhënë vendimi, por të dyja palët kishin mbetur të heshtura deri më tani.
Becchetti dhe Bashkë-paditësit e tij pretenduan në arbitrazhin e filluar në vitin 2015, se Shqipëria i kishte vënë në shënjestër ata me pastrim të parave kriminale, evazion fiskal dhe akuza të tjera dhe kishte sekuestruar pasuritë e de Renzis dhe të tjerëve në shoqëritë, përfshirë Agonset, si ndëshkim për mbulimin mediatik të pafavorshëm të qeverisë.
Avokati i paditësve tha në një deklaratë të mërkurën se gjykata arriti në përfundimin se “kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara … mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve”.
Gjykata konkludoi më tej se marrja e Agonset nga Shqipëria “nuk ishte një ushtrim legjitim i kompetencave të tij policore” dhe se investimi i Paditësve në Agonset u shpronësuar si rezultat, sipas deklaratës.
Vendimi nuk është bërë ende publik.
Becchetti vlerësoi vendimin në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se ai vjen pas “katër vjet betejë të vështirë”.
“Marrja e konfirmimit se ke qenë subjekt i një persekutimi nga një shtet është i rrallë dhe ne jemi të kënaqur që fjalët e shkruar nga arbitrat tregojnë se jemi plotësisht të pafajshëm” tha Becchetti.
Partnerja e Debevoise & Plimpton LLP Catherine Amirfar, pjesë e ekipit ligjor që përfaqëson paditësit, gjithashtu vlerësoi vendimin duke thënë se “Ky vendim është një vërejtje e fortë kundër sjelljes së paligjshme të Autoriteteve shqiptare për të sulmuar mediat e pavarura dhe na kujton të gjithë vitalitetin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit.”
Avokati i Shqipërisë nuk mund të arrihej për koment jashtë orëve të zakonshme të punës në Evropë të mërkurën.
Vendimi vjen dy vite pasi gjykata e ICSID kërkoi nga Shqipëria që të ndalojë procedurat e ekstradimit kundër Becchetti-t, ish pronar i klubit të futbollit Leyton Orient dhe de Renzis në lidhje me hetimet tatimore dhe penale.
Të dy burrat i kishin thënë gjykatës në atë kohë se hetimet “pa bazë dhe abuzive” dhe procedimet penale kundër tyre u nisën si hakmarrje pasi Hydro Srl bëri kërkesë për arbitrazh përpara Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për shkak të shkeljeve të pretenduara të Shqipërisë të marrëveshjes së koncesionit për hidrocentralin.
Një gjykatë e ICC mbajti anën e Shqipërisë në një vendim të pjesshëm në janar 2018, duke urdhëruar Hydro të paguante rreth 1.26 milion euro si kostot ligjore të shtetit dhe deri në 12.9 milion euro për disa shkelje.
Ajo spostoi një vendim mbi shumën e saktë që duhet t’i paguante Hydro Shqipërisë, duke përfshirë një vendim mbi shumën e dëmeve që shoqëria duhet të paguajë në bazë të shumës së tarifave të koncesionit që vendi do të kishte marrë në qoftë se projekti do të përfundonte. Statusi i tanishëm i këtij procesi nuk ishte i qartë menjëherë të mërkurën.
Becchetti kishte nisur transmetuesin Agonset në vitin 2012, duke përfshirë përmbajtje qeverisë shqiptare.
Pas ekspozimit të një skeme mashtrimi me identitetin qw prishwn zgjedhjet në vend në vitin 2015, autoritetet shqiptare lëshuan urdhër për të arrestuar Becchetti dhe de Renzis për falsifikimin, pastrimin e parave dhe taksat e evazionit fiskal.
Asetet që i përkisnin Agonset ishin gjithashtu të ngrira, dhe kërkesat e ekstradimit për Becchetti dhe de Renzis u dërguan në U.K në korrik 2015.
Ndërkohë, Becchetti dhe bashkë-paditësit e tij filluan arbitrazhin në qershor 2015.
Paditësit përfaqësohen nga David W. Rivkin dhe
Catherine Amirfar nga Debevoise & Plimpton, Quinn Emanuel
Urquhart & Sullivan LLP, Scemla Loizon Veverka & de Fontmichel dhe Saccucci Fares & Partners Studio Legale Internazionale.Shqipëria përfaqësohet nga Avokatura e Shtetit dhe nga Felix Wardle, Peter Webster dhe Siddharth Dhar nga Dhoma Gjyqësore e Essex.
Çështja është Hydro Srl dhe të tjerët kundër Republikës së Shqipërisë, numri i çwshtjes ARB / 15/28 në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve.

Mund t'ju interesojë

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Para 47 minutash
Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Para 1 ore
Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje ...

Para 1 ore

(Artikulli është publikuar në “Law360.com”)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 2 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 7 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit
Para 10 minutash

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 31 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.