Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pagat e Kushtetueses, Tabaku kundër Bashës: Cënon pavarësinë e gjykatës, kërkesë e pakuptimtë

Politikë E diel, 17 Shtator 2023 10:44
Pagat e Kushtetueses, Tabaku kundër Bashës: Cënon pavarësinë e gjykatës, kërkesë e pakuptimtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku e konsideron të pakuptimtë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për rritjen e pagave për Gjykatën Kushtetuese, kërkesë e cila është depozituar në Kuvend. Bashkë me Tabakun, një pjesë e mirë e deputetëve opozitarë janë shprehur kundër, ndërsa Basha me 10 deputetët që e mbështesin kanë deklaruar se do të bashkojnë votat me PS për të kaluar ligjin. ”GJK është e pavarur dhe duhet të vazhdojë të jetë e pavarur! Pavarësinë e saj e dëmton në imazh dhe jo vetëm, shndërrimi i saj në një aneks shtesë të Ministrisë së Drejtësisë. Por edhe hiletë e ulëta politike që thyejnë hierarkinë”,-shkruan Tabaku.

Postimi i plotë

Mbi pagat e Gjykatës Kushtetuese! Prej disa javësh në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një kërkesë e qeverisë shqiptare, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë, që kërkon rritjen e pagave për Gjykatën Kushtetuese. Një kërkesë e pakuptimtë duke pasur parasysh, që kjo e fundit nuk është aspak një institucion në varësinë e qeverisë (aq më pak Ministrisë së Drejtësisë) dhe që mund të kishte ardhur në një rrugë komplet tjetër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një kërkesë që vjen ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë ndërkohë ka një paketë ndryshimesh ligjore, që pret për të plotësuar dhe mbushur disa boshllëqe që sistemi i ri i drejtësisë ka nevojë. Ndryshime të propozuara nga institucionet e reja të krijuara dhe partnerëve tanë që kanë investuar në Reformën në Drejtësi. Megjithëse institucionet në pikat e tyre për ndryshime kanë paraqitur dhe rritje pagash, Gjykata Kushtetuese në asnjë shkresë apo kërkesë të saj gjatë debateve mbi ndryshimet në fjalë, nuk ka ngritur këtë shqetësim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me pak fjalë kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë në emër të Gjykatës Kushtetuese për rritje page për anëtarët e kësaj gjykate nuk ka lidhje me paketën e ndryshimeve ligjore për Reformën në Drejtësi. Janë dy gjëra pa asnjë pikëlidhje me njëra- tjetrën. Për ndryshimet ligjore të Reformës në Drejtësi jam plotësisht dakord dhe në mbështetje, pasi ruan parimet e një sistemi të drejtë vleresimi për të gjithë gjyqtarët, duke pasur parasysh edhe vështirësinë e tyre në punë. Po ku është problemi në lidhje me propozimin e qeverisë që kërkon t’i rrisë pagat Gjykatës Kushtetuese?

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 15 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 18 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 18 orësh

Në qershor të 2023 në fund të sesionit, parlamenti i Shqipërisë votoi për rritjen e pagave në gjithë hierarkinë shtetërore, duke nisur nga Kryetari i Shtetit-presidenti, Parlamenti dhe padyshim edhe sistemi i drejtësisë. Ndryshime që preknin të gjithë hierarkinë shtetërore, brenda formulës së përcaktuar nga Kushtetuta dhe interpretimi i Gjykatës Kushtetuese. Tani është e qartë që këto ndryshime për rritje të pagës së Gjykatës Kushtetuese me propozim të qeverisë nuk kanë asnjë lidhje me Reformën në Drejtësi dhe cënojnë jo vetëm pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por edhe logjikën e një sistemi hierarkie page që kanë këto institucione.

Së pari, pavarësia institucionale. Si institucion kushtetues, Gjykata Kushtetuese i dorëzon të gjitha kërkesat për buxhet në kKomisionin e Ligjeve në parlament. Në teori nuk duhet të ketë varësi nevoje me asnjë institucion tjetër. Megjithëse GJK ka një marrëdhënie të qartë me Kuvendin ajo prapë ka vendosur t’i bëjë një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, pra ekzekutivit. I ka kërkuar qeverisë që t’i kërkojë Kuvendit t’i rritet paga anëtarëve të GJK. Kështu, është qeveria që po propozon t’i rriten pagat Gjykatës Kushtetuese, duke cënuar rëndë si pavarësinë, por dhe balancën e pushteteve.

Së dyti, drejtësia e vendosjes së pagave. Reforma në Drejtesi (ajo që i tundin flamurin sa herë i duhet) ka krijuar SPAK/GJKKO, për hetime/gjykime të korrupsionit e krimit të organizuar. Kjo gjykatë është ajo e cila për momentin po përballet me vendime, që kanë lidhje me korrupsionin qeveritar, me krimin e organizuar, duke shënjuar rezultate që pak i kishin menduar. Ata janë gjykatësit më të kontrolluar e monitoruar. Duke pasur këtë situatë kaq komplekse dhe mbi të gjitha edhe hierarkinë e pagave në këto institucione, duket e padrejtë që Gjykata Kushtetuese të kërkojë vetëm për veten e saj përmes Ministrisë së Drejtësisë rritjen e pagave me 100% më të larta se sa gjyqtarët e GJKKO. Kjo është pandershmëri dhe mungesë serioziteti, pasi kështu prishen të gjitha parimet me të cilat është ndërtuar Reforma në Drejtësi.

Të mos këndojmë kot këngën e kësaj reforme, e cila në këtë rast e shkel atë që u vendos; apo dhe të tundim kot flamurin e partnerëve euro-atlantikë që në këtë rast as e kuptojnë e as dinë çfarë po ndodh! E thjeshtë: GJK është e pavarur dhe duhet të vazhdojë të jetë e pavarur! Pavarësinë e saj e dëmton në imazh dhe jo vetëm, shndërrimi i saj në një aneks shtesë të Ministrisë së Drejtësisë. Por edhe hiletë e ulëta politike që thyejnë hierarkinë!

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.