
Pak minuta para protestës kombëtare të thirrur sot kundër rritjes së çmimeve, ka reaguar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Kryeministri ka ndarë një foto nga mbledhja e qeverisë dhe shkruan se paketa e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës globale mbi çmimet po merr formë përfundimtare.
“Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama.
