FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paketa Anti-KÇK, Rama: Do shkatërrojë foletë e krimit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur të prezantojë paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të ketë goditjen e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë. Për këtë paketë, kryeministri Rama ka folur disa herë, ku ka vënë theksin edhe te disa prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët ai i ka futur në grupin e pagëzuar “Kap ç’të kapësh” (KÇK). Grupi KÇK, sipas Ramës i ka dhënë dorë krimit të organizuar, ku shpesh personat të cilët e kanë pasur për detyrë që kriminelë dhe grupe kriminale t’i linin parapa hekurave, janë bërë palë me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?