Paketa antishpifje, Balla: E kemi bërë siç na tha BE

Kryeministri Edi Rama tha se paketa antishpifje do të kalojë për votim të mërkurën në Kuvend, pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të marrë në konsideratë sugjerimet e OSBE.

Sot në mbrëmje, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi  se ligji antishpifje për mediat është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE-së. Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Taulant Balla thekson se nesër ky projekt-ligj do të mbështetet me votë në Kuvend, ndërsa shton se më pas do të ketë zbatim dhe monitorim.

“E qartë si drita! Dokumenti integral http://parlament.al/News/Index/9800do… është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet tona në kuadër të OSBE. Faleminderit të gjithëve që kontribuan! Nesër mbështetja me votë në Kuvend dhe më pas zbatimi & monitorim @OSCE_RFoM @EU_Commission”,- shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?