
Gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, janë mbledhur në një takim ku pritet të finalizohet me një deklaratë të përbashkët ku do t’i kërkohet qeverisë të kthejë mbrapsht paketën “antishpifje”. I pranishëm në këtë takim, gazetari Ylli Rakipi teksa po i përgjigjej Mark Markut me faktin se OSBE drejtohet tanimë nga Shqipëria, qeveria e vendit kalon një paketë të tillë, tha se: ”OSBE do një hu të mirë”. Edhe dy ditë më parë, Ylli Rakipi pati një reagim të ashpër lidhur me mos-miratimin e paketës anti-shpifje. Qeveria është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur ”Paketa Antishpifje”, e cila do të kalojë në Kuvend më 19 dhjetor. Kjo paketë synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë.