Pakti me Greqinë. Rama akuza LSI dhe PDIU: Duan të bëjnë shkrumb e hi Qeverinë

Pas reagimeve të forta që shkaktoi zbardhja e një pjese të marrëveshjes së nënshkruar në Korçë mes dy ministrave Bushati-Kotzias, për çështjen e kufirit ujor shqiptar, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Rama shfaqet më shumë i shqetësuar për karrigen e tij, se sa për shqetësimin e lindur pas nënshkrimit të marrëveshjes së re me qeverinë greke, që parashikon dhënien Greqisë të rreth 12 milje ujëra territorialë shqiptarë.

“Patriotë me çizme e Çamëristë të sapongjizur në kazan politik. Janë ndezur flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë”- thekson Rama.

Reagimi i Kryeministrit

Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim.

Lajme të tjera për këtë argument

Çamët: Urojmë të jetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!

Vasili: Rama gënjeu për marrëveshjen me detin. Të largohet!

Çështja çame, Gjosha: Bushati ka mashtruar 24 orët e fundit

Qeveria shqiptare jep falas Greqisë 12 milje detare

SHKARKO APP