Pakti PS-Rithemelimi, Lapaj: I kanë bërë dëm Shqipërisë sa herë janë bashkuar përgjatë 30 viteve

Pakti mes PS-Rithemelimi është komenuar edhe nga drejtuesi i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj. I ftuar në ”Open”, ai tha se ata janë bashkë përgjatë 30 viteve.

“Më në fund nuk ndenjën dot larg njëri-tjetrin. Sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë. Në fakt janë bashkë tërë kohës, por sa herë kanë dalë bashkë publikisht për të kryer ”reforma”. U bënë bashkë në 2008, duke i bërë gjëmën Shqipërisë, duke ndryshuar Kushtetutën dhe rrëzimin e demokracisë që deri atëherë kishim ndryshuar.

Pas 2008, u bënë bashkë në 2009 ku ndryshuan Kodin Zgjedhor dhe ai kod është ende në fuqi ku është hequr gara. Dy kryetarë partish kanë dy biznese të mëdha ku kryetarët e partisë janë ata që ndajnë postet, ndajnë emrat e deputetëve. 30 ditë para zgjedhjeve e dimë 90% të Parlamentit të ardhshëm. Kur kryeministri çon një projektligj në Parlament, të gjithë votojnë pro. Në këto 30 vite më gjeni një komision që ka sjellë rezultate”, tha ai.

SHKARKO APP