Paloka: Ai bunkier nuk duhej ndërtuar, do të bjerë bashkë me Ramën

Partia Demokratike ka dalw në mbështetje të protestës së ish të përndjekurve politikë para Ministrisë së Brendëshme, kundër bunkierit që po ndërtohet.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka e ka cilësuar si një akt të shëmtuar dhe kthim mbrapa në kohë ndërtimin e bunkierit, i cili është dhe simboli i diktaturës komuniste.

Ai tha se kjo është një fyerje e rëndë që po i bëhet popullit shqiptar, i cili nuk e ka pranuar dhe nuk do ta pranojë këtë simbol të komunizmit, por do ta rrëzojnë atë sëbashku me kryeministrin Rama.

“Shqiptarët nuk do të pranojnë rikthimin mbarapa aty ku Rama po kërkon ta kthejë Shqipërinë. Faktet janë të qarta Rama e ka sjellë diktatorin në Pezë, si dhe po ndërton bunkieri këtu. Ka dhe një fakt tjetërqë Rama po kërkon të sjellë diktatorin, ky popull i varfër po burgoset se ska për të paguar dritat, po burgoset se ska ku të punojë dhe po hap biznes për tu vetëpunësuar, ky popull që po largohet nga Shqipëria se s’kanë bukë. Por ky popull nuk do të pranojë kurrë rikthimin e Enverit. Ky bunkier nuk do të qëndrojë këtu do të bjerë sëbashku me Ramën”,- u shpreh Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?