Paloka: Asnjë ndërkombëtar nuk mbështet kapjen e drejtësisë nga Rama

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar sot për deklaratat e Edi Ramës, sipas të cilave PS ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim në facebook, Paloka e cilëson këtë qëndrim si lojë të kreut të qeverisë, i cili edhe kur mbushi vendin me drogë thoshte se kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Rama ju kthye dhe sot “avazit” te vjeter sipas te cilit gjithe shkeljet ligjore e kushtetuese qe ai ndermerr i ben me marreveshje me nderkombetaret. Nderkohe gjithe ata qe denoncojne e kundershtojne shkeljet e tij , jane kunder BE apo SHBA…!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos harrojme se kete “taktike” Rama e ndoqi here ne menyre abuzive e here me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur perpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata te disa diplomateve megjithese kanabisi kishte pushtuar cdo pellembe. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, po i njejti ( qe per reformen zgjedhore nuk i do as prane nderkombetaret) nxorri perpara nderkombetaret per te justifikuar shkeljen e Kushtetutes dhe kapjen e drejtesise…

Une nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonje perfaqesues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramen ne kapjen e drejtesise ne menyre antikushtetuese.

Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.

Te pakten ne kushtet e Bundestagut keto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan  te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) keshtu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama !

Po eshte e vertete qe nderkombetaret , ashtu si opozita, kerkojne ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithe institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH.

Kush i shkatrroi gjykatat ? Kush i ka penguar dhe vazhdon ti pengoje keto institucione? Kush e zvarriti dy vjet e vazhdon te zvarrise dhe sot ngritjen e tyre?

Opozita, qe nuk ka me asgje ne dore pervec fjales?!

Kush e sterzgjat Vettingun per ta perdorur si mjet presioni ndaj gjyqtareve e prokuroreve?

Kush nuk ju jep as fondet dhe stafet e domosdoshme  per kryerjen e funksioneve elementare ketyre institucioneve ?

Sigurisht edhe shqiptari me naiv e di dhe e kupton se kujt i duhet nje drejtesi e kapur sepse sot e di kushdo se kush eshte i korruptuari dhe i lidhur me krimin. Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?