Paloka: Çadra do të qendrojë deri në fitore, protesta do përshkallëzohet

Javën e ardhshme opozita pritet të përshkallëzojë protestën e saj në të gjithë vendin, për të kulmuar në 7 maj në Kavajë, në përpjekje për të pamundësuar zgjedhjet pa opozitën.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka në një prononcim për “News24” paralajmëron përshkallëzimin e protestestës në të gjithë Shqipërinë, duke siguruar se rezistenca në çadër do të vijojë deri në fitoren e kauzës së opozitës që do i japë vendin zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike.

“Keqkuptime dhe keq interpretime të medias për protestën. Çadra simbol e rezistencës vazhdon deri në fitore. Protesta do përshkallëzohet në të gjithë Shqipërinë”, thekson Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?