Paloka: Ka revoltë, Kryeministri do ja dëgjojë krismën shpejt
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka deklaroi sot në Kuvend se qeverisja e majtë ka shtuar papunësinë dhe varfërinë. Në fjalën e mbajtur në seancë, Paloka u shpreh se situata nuk është ajo që paraqet kryeministri. Ai tha se qytetarët sot janë të pakënaqur, por nesër do të shpërthejnë në revoltë.
“Ka revoltë dhe do ja dëgjojë krismën shpejt. Ka revoltë dhe ky zotëria lë të vijë të mburret pastaj. Shqiptarët sipas Kryeministrit jetojnë në parajsë dhe akuzon Berishën. Me Berishën e ka ky, se aty i dhemb akoma”,- u shpreh Paloka.
Ai ka folur dhe për akuzat ndaj ministrave duke u shprehur se pas çdo afere është Kryeministri Edi Rama. “Nga një anë bandat e OSHEE dhe nga ana tjetër bandat e tatimeve po u marrin çdo gjë qytetarëve. Po u marrin shpirtin shqiptarëve që të ndajnë milionat me njeri-tjetrin. Letrat që ne nxjerrim kanë nga një ministër prapa. Kjo qeveri është si hinkë, dhe gryka e saj është Kryeministri. Të gjitha tek Kryeministri shkojnë dhe ndaj del i mbron me radhë”,- u shpreh deputeti i PD-së, Edi Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

