Paloka: Kreut të Tatimeve në Dibër iu kap vëllai me drogë, Tahiri: Kush e arrestoi? Ai s’ka vëlla

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar sot në foltoren e Kuvendit se është arrestuar nga policia vëllai i Drejtorit të Tatimeve në Dibër me 75 kg drogë. Ky fakt i shërbeu Palokës për të njollosur krerët e policisë në vend, por ngjalli edhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili shpejtoi të thoshte se Dionis Imeraj nuk kishte vëlla.

“Islam Imeraj, vëllai i Dionis Imeraj drejtorit të Tatimeve në Dibër është kapur me 75 kg vëllai i shefit të Tatimeve. Vëllezërit e shefit të komisariatit të Dibrës dhe atij të Tatimeve kanë dalë të shesin mallin e vëllezërve ne polici. Vëllezërit vijonë të mbajnë poste se kanë bërë shërbimin”,- tha Paloka.

Ndërsa ministri Tahiri në replikë shtoi: “Nuk kam gjë më të madhe për të thënë. Nuk e di lajmin, policia arreston shumë. Nëse është siç thoni ju më vjen mirë që ka ndodhur, se kuptoj pse e sillni si provë të akuzave tuaja se nuk e arrestove ti, po policia e shtetit. Me sa di unë ai nuk ka vëlla…”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?