Paloka: Në Kuvend po merren vendime kundër interesave të shqiptarëve
Opozita ka hyrë sot në ditën e 55-të të protestës së saj në çadrën e ngritur që prej pasdites së 18 shkurtit në sheshin para Kryeministrisë.
Dhe ashtu si çdo të enjte të këtyre 7 javëve, deputetët demokratë po zhvillojnë seancën e tyre paralele të Kuvendit me qytetarët.
Gjatë fjalës së tij para protestuesve kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha nga çadra e lirisë se në sallën e parlamentit janë marrë vendime kundër interesave të popullit shqiptar.
Paloka: Ndërkohë në atë sallën tjetër që ata e quajnë parlament, por që nuk ka lidhje me parlamentin, në atë sallë vazhdon sot e kësaj dite të punohet kundër interesave të shqiptarëve. Kanë marrë vendime që janë kundër interesave të shqiptarëve, sepse i tillë është parlamenti i bandave.Prandaj jemi këtu dhe do të jemi deri në fitore dhe të jeni të bindur çdo ditë që kalon nuk bën gjë tjetër vetëm na afron me fitoren.
Paloka tha se krimi në vend është rritur, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se me paratë e krimit tenton të korruptojë edhe të huajt.
Paloka: Një situatë kriminalizimi që cdo ditë rëndohet më shumë. Përditë, krime vrasje, atentate, sic ishte edhe ai i vrasjes së Artan Cukut. Ky shtet, Edi Rama jo vetëm që e la në dorë të krimit por edhe e nxori në pritë për krimin, sepse është i lidhur me krimin, ata janë e vetmja shpresë për të dhe pastaj flet për media kazani për ndërkombëtarë që luftojnë atë ndërkohë që me paturpësi ka arritur deri aty sa me paratë e drogës, me lidhjet mafioze të tentojë të korruptojë edhe të huajt.
KOHA JONË SONDAZH

