Paloka: Ose të fitojmë, ose të kthehemi në skllevër të Ramës

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e ka quajtur këtë parlament dhe këtë mazhorancë si pjesë e krimit në Shqipëri.

Ai u kërkoi protestuesve të shporrin këtë klikë në pushtet, për ndryshe do të kthehemi në skllevër të Ramës.

“Ne jemi këtu për tu treguar Edi Ramës e kujtdo tjetër se, sot janë shqiptarët që kërkojnë ndryshim. Jemi këtu sepse nuk kemi për rrugëzgjidhje. Ose të fitojmë, ose të ulim kokën e të kthehemi në skllevër të Edi Ramës. As dhuna dhe as presioni nuk do të na ndalë. Rama ik!”, u shpreh Paloka.

SHKARKO APP