Paloka: Rama me të njëjtën skemë si me Dritan Zaganin

Pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla, i cili tha se PD është kthyer në një organizatë mafioze, ka reaguar ashpër deputeti i PD, Edi Paloka. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Paloka thotë se po mbrohet krimit dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.

Postimi i plote i Edi Palokës

Rama i suli palacot, te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim. Sot deshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e droges u quajt “mashtrues” “me skede te rende kriminale” etj, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nderkohe u urdherua prokuroria politike te arrestoje dhe te kerkoj denimin e deshmitarit. Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.

Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” perkundrazi ishte oficer policie, por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin. Sot gjithshka tha Zagani eshte vertetuar nga antimafia italiane …nepermjet pergjimeve. Rama po perdor te njejten skeme te felliqur dhe me deshmitarin e Xhafajve. Fundi do te jete i njejte, por kete here dhe per Ramen vete.

Taulant Balla: Basha përdor skema mafioze me një mashtrues të dënuar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?