Paloka: Rama u neverit për çmimin Nobel ndaj Handke, por shtrëngon duart me ish-ministrin Millosheviçit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për “Shengenin Ballkanik”, duke e quajtur atë si një marrëveshje antishqiptare.

Paloka, përmes një postimi në “Facebook” teksa sulmon Ramën, pohon se kryeministri në një kohë kur deklarohet si i neveritur për çmimin Nobel ndaj Handke, shtrëngon duart me ish-ministrin dhe ish-zëdhënësin e Millosheviçit.

Jo thjesht hipokrizi, po poshtërsia e radhës!
Rama deklarohet si i neveritur për çmimin Nobel ndaj Handke kur sapo ka shtrënguar duart me ish-ministrin dhe ish-zëdhënësin e Millosheviçit në një marrëveshje antishqiptare…!”, shkruan Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?