Paloka, Ramës: Të bësh politikë sot është të fshehësh dështimin

Nënkrytari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit sulmoi liderin e opozitës Lulzim Basha për propozimet e tij.

Paloka shprehet se sulmet ndaj opozitës në këtë kohë tregojnë se Rama nuk u del dot zot shqiptarëve.
Sipas Palokës turp dhe tradhti është që të shkosh pas oligarkëve, mos testosh qytetarët si dhe të mos ndihmosh ata bizneset në një kohë kur nuk kanë bukë për fëmijët.

Sa për dështimin nënkryetari i PD shprehet se Rama po e fsheh duke bërë politikë në një kohë kur Shqipëria është në luftë me koronavirusin.

STATUSI I EDI PALOKËS

Çfare eshte turp sot?

A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per biznesin?

A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per njerezit qe s’kane buke te hane?

A eshte turp qe te kerkosh te testohen mjeket, policet, njerezit ne vije te pare te ekspozuar ndaj Covid 19 dhe qytetaret qe kane qene ne kontakt me persona bartes te virusit?

A eshte turp te kerkosh qe leket e 10 oligarkeve Rama t’ua jape qytetareve qe sot po vuajne per buken e gojes?

Turp dhe tradhti ndaj shqiptareve sot eshte te shkosh pas oligarkeve, te mos testosh qytetaret, te mos ndihmosh biznesin dhe qytetaret qe nuk kane buke per femijet.

Te besh politike nga mengjesi ne darke sot eshte te fshehesh deshtimin. Te sulmosh sot opoziten tregon se s’ke ndermend t’u dalesh zot shqiptareve, por te vazhdosh avazin e vjeter qe gjithkush ka faj per deshtimet e Rames, pervec atij vete!

SHKARKO APP