Paloka sulmon Gjiknurin: E ke mbytur Dibrën me gjoba të energjisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në lidhje me pozicionin e ministrit Damian Gjiknuri si koordinator i PS në Dibër.

Paloka thotë se Damian Gjiknuri nuk ka asnjë lidhje me Dibrën, përveç kërcënimeve ndaj qytetarëve që u kërkohet vota për Muharrem Ramën në këmbim të mosshkëputjes së energjisë elektrike, ndërsa akuzon se Kryeministri ka dërguar persona me rekorde kriminale për të trembur votuesit.

Reagimi i kreut të grupit të PD Edi Paloka:

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë lidhje ka Damian Gjiknuri me Dibrën? Gjobat e energjisë?! Prerjen e dritave për ata që nuk paguajnë dot?! Faturat abuzive të energjisë që po u rrjepin edhe qindarkën e fundit?! Mungesën e energjisë në pjesën më të madhe të Dibrës, apo kërcënimin, energji në këmbim të votës?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët e Partisë Demokratike janë atje në respekt të qytetarëve dibranë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Janë atje në respekt të traditave dhe qytetarisë Dibrane ndryshe nga rilindja që kërkon ta lërë Dibrën e dibranët peng të mafias, që së fundmi ka zbarkuar në Dibër me bekimin e Edi Ramës.  E gjithë Dibra e di që Muharemi asnjë synetllik nuk bën dot më pa marrë leje tek mafja që e ka kapur për veshi, e jo më të drejtojë një bashki.  Të gjithë ramët, i madhi dhe i vogli, e dinë që Dibra ua ka vënë vizën, ndaj kanë  sjellë çdo bandit e kriminel për t’u marrë votën. Por Dibranët as nuk shiten as nuk blihen. Këtë do t’ia tregojnë më 11 Shtator duke votuar Sherefedin Shehun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?