Paloka thirrje policëve në protestë: Kjo rrugë nuk ka më kthim
Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka theksuar sot nga protesta përpara parlamentit se “kjo rrugë nuk ka më kthim!”. Ndërkohë u ka drejtuar një thirrje, policëve që janë bërë gardh për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në parlament.
“Unë kam një thirrje për policët e ndershëm, – tha Paloka. – Mos u bëni pjesë e këtij klani kriminal. Ne jemi këtu edhe për drejtat tuaja të familjeve tuaja.
Sa për ju kriminelët që jeni tërësisht në shërbim të një pushteti kriminal, dijeni se do të mbani përgjegjësi bashkë me kryekriminelin.
Qytetarë, të bëhemi bashkë ta largojmë këtë qeveri. Sa më shumë ta zgjasë agoninë Edi Rama, as më vështirë bëhet për shqiptarët. Kjo rrugë nuk ka më kthim! Opozita vërtet ka dorëzuar mandatet e atij parlamenti, por ne kemi marrë mandatet e qytetarëve!”