“Panama Papers”, Braçe: Duhet të kontrollohen kompanitë e mëdha

Skandali financiar në Panama dhe përfshirja e firmës së markimit të karburanteve në Shqipëri ka qenë pjesë e diskutime në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë.

Kreu i këtij Komisioni e ka ngritur këtë çështje, teksa raportonte në Komision kreu i Autoritetit të Konkurencës.

Braçe: Në 2015 kompaninë GFI Albania ndryshoi kuotat e aksioneve.Sa transparente ishte shitja e aksioneve nga kompania themeluese?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjigje të Braçes, Lindita Lati tha se Autoriteti i Konkurencës nuk ka informacion të pasqyrave financiare të GFI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lindita Lati: Nuk kemi informacione të pasqyrave financiare të GFI Albania. Janë firma off-shore, nuk gjejmë dot të dhëna për xhirot. Ligji s’na jep mundësi të kontrollojmë treguesit e tyre.

Por deputeti Braçe shtoi se “shqetësimi po thellohet për transferimin e aksioneve të kompanive të mëdha dhe se duhet të kontrollohen transaksionet e tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?