Panama Papers/Fillon hetimi me urgjencë nga Drejtoria e Pastrimit të Parave

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe veçse reagim i shpejtë nga strukturat e shtetit . Drejtoria e Pastrimit të Parave, pranë policisë së shtetit, ka nisur hetimet për akuzën e “pastrimit të parave” për emrat e shtetasve shqiptarë dhe kompanitë e tyre në Shqipëri, që rezultojnë të krijuara në parajsën fiskale të Panamasë nga studio ligjore “Mossack Fonseca”.
Hetimet nisën menjëherë pas publikimit të megaskandalit të njohur tashmë si “Panama Papers”, ku rezultojnë deri më tani edhe emri i biznesmenit shqiptar Ismail Mulleti dhe ortakëve të tij.
Burimet thanë se 52 vjeçari Mulleti, do të hetohet për akuzën e “pastrimit të parave” bashkë me ortakun e tij izraelit, Assaf Halkin, dhe një shtetas zvicerian, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Krahas hetimit ndaj këtyre shtetasve, mësohet se policia ka grumbulluar një sërë provash shkresore për kompanitë që këta të dyshuar kanë hapur në Shqipëri. Bëhet fjalë për kompaninë që pati fituar të drejtën e koncesionit të shumëperfolur për markimin e karburanteve, “GFI Techonologies”, si dhe dy kompani të tjera, “Egnatia export- import” dhe “IMAH”.
Të tre këta persona dhe kompanitë e tyre, tashmë janë mbledhur të gjitha transkasionet bankare të kryera si dhe lëvizjet e parave si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Nga këto lëvizje nuk përjashtohet mundësia e daljes së emrave të tjerë, që mund të jenë të lidhur në forma të ndryshme me bizneset e Mulletit.Nga ana tjetër mësohet se Ismail Mulleti, prej datës 14 mars të këtij viti, nuk ndodhet në Shqipëri, pasi rezulton se ka udhëtuar drejt Turqisë por pa dhënë destinacionin final. Ndërkohë që nga të dhënat e policisë ai ishte kthyer në Tiranë më 5 mars po të këtij viti dhe po nga Turqia, thotë Abc news.
Sipas informacioneve të siguruara Mulleti rezulton se ka udhëtuar shpesh nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të BE-së, dhe në disa raste edhe me destinacion Londrën. Gjatë këtyre udhëtimeve, të dhënat dëshmojnë se ai shpesh ka përdorur fluturime charter si në vajtje ashtu dhe në kthmin.
Gjithashtu edhe shtetasi izraelit, Assaf Halkin, që është aksioner në kompanitë e biznesit me shqiptarin Ismail Mulleti, nuk gjendet në Shqipëri. Ai rezulton se ka hyrje- dalje në Shqipëri 72 herë, prej vitit 2006 kur ka hyrë për herë të parë dhe deri më 25 shkurt të këtij viti kur edhe është larguar nga Shqipëria.
Sipas të dhënave të policisë, në të shumtën e rasteve, izraeliti Halkin ka hyrë nga aeroporti i Rinasit duke ardhur nga Turqia, Italia dhe Greqia. Ndërsa në tre raste rezulton se ka hyrë me makinë në Shqipëri nga Maqedonia dhe Mali i zi.
Hetuesit dyshojnë se izraeliti 45 vjeçar, Halkin, është një nga punonjësit e studios ligjore “Mossack Fonseca”, e krijuar në parajsën fiskale në Panama, i cili ka ardhur në Shqipëri si investitor në bashkëpunim me shtetasin shqiptar Mulleti, ndërkohë që përfaqësonte paratë e Mulletit, të ndodhura në Panama, duke u kamufluar në Shqipëri si bashkëinvestitor.
Por nuk ndalon këtu hetimi. Ka edhe disa emra të tjerë në Tiranë që po priten të ndalohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?