Panariti: Mazhoranca shkel edhe mbi Kushtetutën për të mbështetur klientelën e saj

Intervistë e deputetit të LSI-së, Edmond Panariti në emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus.

Të premten, mazhoranca ka rrëzuar nismën e opozitës për Vettingun në politikë. Një nismë shumë e rëndësishme në fakt, u mbajt një kauzë e gjallë për disa kohë. Pati edhe një opinion përfundimtar të komisionit të Venecias, e cila u lexua ndryshe nga të dyja kahet politike. Si e vlerësoni këtë mosvotim nga mazhoranca? Ishte i pritshëm?

Për mua ishte i pritshëm, sepse ishte një qëndrim i cili ishte shpallur edhe përpara se ne të mblidheshim në sallën e Parlamentit, kështu që nuk priteshin surpriza në Parlament. Por ajo që mua më shqetëson është kur shoqëria shqiptare ka një nevojë ulëritëse për një ‘catarsis’ , ku tashmë vetting po kërkohet në të gjitha nivelet. Madje, ka filluar edhe në universitete vettingu për profesoratin, panelin kërkimor shkencor. E kërkojnë studentët, të cilët përpos kërkesave të tjera që kanë të natyrës ekonomike, të buxhetit të pamjaftueshëm, të infrastrukturës së konvikteve, kërkojnë sigurisht vetting edhe te profesorati. Të privosh pastaj politikanët nga kjo kërkesë, tashmë këmbëngulëse nga ana e shoqërisë shqiptare për vetting në të gjitha nivelet, ku ti ke përfshirë në procesin e vettingut edhe policin e thjeshtë.

Polici i thjeshtë tashmë është detyruar të paraqesë me prova faktike, shkresore, burimin e të ardhurave, jo vetëm të tijën, por edhe të familjarëve të tij. Para disa kohësh unë takova një mikun tim, i cili është polic atje në lagje, i cili ishte shumë i shqetësuar dhe po më thoshte që: me kërkohen tashmë një tufë dokumentesh për të provuar burimin e të ardhurave, ndërkohë thoshte që kjo gjë i kërkohej edhe sime shoqe, e cila ka punuar te ‘gabi’. Pra, pse po e the këtë? Ndërkohë që kërkohet, edhe më të drejtë, që vettingu të artikulohet në nivele kapilare, në nivele të tilla, në nivel të forcave të rendit, policave të tij, të ndërtosh një mur vettingu dhe të mos përfshish politikanët, është për mendimin tim jo e moralshme.

Për këtë arsye, opozita vendosi që në nismën e saj, në projektligjin përkatës që hodhi në Parlament, të përfshinte politikanët në procesin e vettingut. Unë mendoja që kjo nismë duhet të kalonte me një konsensus të plotë, pozitë-opozitë për arsye se është në interesin  e politikës shqiptare, dëshmimeve publike,që është e hapur për transparencë të plotë për të parë nëse ka lidhje të faktuara të saj me krimin, të bëjë vetting pasuror për mënyrën se si politikanët kanë ndërtuar atë pasuri, të cilën e kanë, nëse e kanë me burime të ligjshme apo të paligjshme. Sigurisht, një pjesë e politikanëve do largoheshin nga politika, por kjo di i bënte mirë politikës shqiptare. Prandaj, ky proces duhej të kishte filluar. Unë mendoj që ky proces duhet të kishte ecur paralelisht me proceset e tjera, që po ecin, me vettingun në Drejtësi, në vettingun në strukturat e rendit, në nivel të Prokurorisë duhet të ecte paralelisht dhe procesi i vettingut të politikanëve. Jo të priteshe, e pastaj drejtësia e re e instaluar të merrej në mënyrë vijuese me këtë proces

Mazhoranca e cilësoi si ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi pikërisht iniciativën e opozitës për vettingun në politikë. Mendoni se SPAK-u dhe BKH-ja do ta bëjë vettingun në politikë?

Shiko, unë mendoj që mazhoranca pati një rast të mirë për ta votuar propozimin e opozitës sepse praktikisht për mendimin tim ishte një nonsense i vërtetë, që u kërkua që të prononcohej Venecia për një proces që ajo në princip ishte prononcuar për vettingun në sistemin e Drejtësisë. Pak a shumë, të njëjtën diskurs kërkohej që të ndiqte dhe i njëjti mekanizëm kërkohej që të ndiqej  për reformën në politikë. Nuk e kuptoj pse mazhoranca e ndërmori këtë hap, kur përgjigja e Venecias është që të legjitimojë nevojë për kryerjen e vettingut në politikë, por sigurisht ndërtimi i instrumenteve e mekanizmave është kompetencë e politikës shqiptare. Prandaj, në Parlament jemi që të bashkojmë votat dhe të krijojmë mekanizmat për të cilën keni një shembull, keni një matricë të gatshme, që është procesi i vettingut në Drejtësi, i cili mund të transplantohej dhe të shërbente fare mirë dhe për vettingun në politikë. Kjo nuk u bë dhe unë mendoj që arsyet e vërteta, të pashpallura, janë frika e shumë përfaqësuesve të shtresës politike, për t`iu nënshtruar këtij procesi, i cili natyrisht mund të nxjerrë të zbuluar në shkelje.

Një tjetër çështje që ka tërhequr vëmendje ditët e fundit është dekreti i Presidentit Meta për tatimin mbi të ardhurat. Mendoni se u shkel Kushtetuta me mënyrën se si u veprua me këtë dekret?

E para punës, jo vetëm që këtu kemi një shkelje të Kushtetues dhe nuk është e nevojshme të jesh jurist, por vetëm të lexohet se si shprehet Kushtetuta në një nga nenet e saj në raport me këtë çështje, ai që është më flagrante kërkohet që ky lehtësim i tatimit mbi të ardhurat, tatimi mbi dividendin, thënë ndryshe, kërkohet të ketë edhe efekt prapaveprues.  Pra, normalisht nga kjo masë un për mendimin tim, përfitojnë vetëm një rreth i ngushtë biznesesh super të fuqishme, të cilët janë të lidhura me pushtetin, sepse marrin në mënyrë sistematike kontrata koncesionare nga pushteti dhe në Shqipëri ne nuk kemi treg aksionesh.

Në rast se ne do të kishim treg aksionet, pra praktikisht aksionet të ishin pjesë e bursës, gjithsecili me kursimet e tij mund të përfshihej në tregun e aksioneve, mund të blinte dhe përfitonte natyrisht dhe nga ulja e interesit mbi dividendin si bartës i këtyre titujve aksionar. Po për sa kohë që aksionet janë të mbyllura dhe janë vetëm në duart e një shtrese elitare, kjo masë nuk rrezaton absolutisht te shtresa  e mesme apo te shtresa me pak të ardhura, të cilët ato kursime që i kanë, detyrohen t`i kyçin në banka me interesa 0 dhe që sigurisht ia gërryen përditë dhe inflacioni që normalisht pëson monedha. Pra, këtu bëhet fjala për një qark të mbyllur, interesash të ngushta, biznesesh që marrin kontrata koncesionare me politikën dhe ato aksione dhe dividentin e tyre e ndajnë në një rreth të ngushtë dhe nuk  e ndajnë natyrisht me njerëzit e thjeshtë, shtresën e mesme të cilët kanë të drejtë të jenë pjesëmarrës në blerjen e atyre aksioneve, por ne nuk kemi bursë.

Prandaj, unë  shikoj këtë si diçka abuzive që synon vetëm të targetojë dhe të mbështesë një segment të caktuar të njerëzve super të pasur, biznese super të pasura. Ato që rëndom i etiketojmë ndonjëherë edhe me termin oligarkë. Oligarkë do të thotë që një biznes, i cili merr kontrata të gatshme, me para publike  nga qeveria dhe nuk i ka këto të ardhura si rrjedhojë  i investimeve në aktivitet prodhues në sferën e shërbimeve.

Një tjetër çështje e cila ka ngjallur shumë vëmendje në muajin dhjetor ishte protesta e studentëve. Edhe në tagrin e profesorit, si i konsideroni kërkesat e studentëve z. Panariti? Nisi si një protestë shumë e bujshme, ngjalli shpresat jo vetëm të studentëve, por edhe një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve. U diskutua shumë për ndërhyrje nga politika. Studentët deklaruan se do kthehen sërish në janar me protestat e tyre. Si e vlerësoni këtë protestë dhe kërkesat e këtyre studentëve, por edhe insistimin e qeverisë për dialog?

Në rast se ne do të shikojmë ato 8 kërkesa që studentët në mënyrë këmbëngulëse, por edhe përmes një proteste qytetare, por persistente, të vazhdueshme përballë qeverisë, përballë Parlamentit, ato janë kërkesa minimaliste. Kërkesa që kanë të bëjnë me kërkesa minimale për përgjysmimin e tarifave, të cilët janë penalizuese në raport me të ardhurat, që familjet e tyre personalisht kanë, që kanë të bëjnë natyrisht me buxhetin për arsimin e lartë, i cili është më pak se gjysma e asaj që është premtuar në programin qeveritar, nga 5% duhet të jetë diku te 2.8% dhe kushtet mjerane në konvikte, në salla studimi. Dhe një sërë kërkesat të tjera, të cilët duhen plotësuar pa asnjë lloj diskutimi.

Karta e studentit, përfaqësimi në borde…

Kartat e studentit, janë të gjitha premtime që ata i mbajnë mend shumë mirë që u shpallën në mënyrë të bujshme gjatë fushatës elektorale dhe që nuk u materializuan. Tashmë jemi në vitin e pestë të qeverisjes, pati një mundësi të artë qeverai së bashku me opozitën, për të bashkuar votat dhe për të bërë ndryshimet në buxhet seps ePresidenti i Republikës e ktheu buxhetin pikërisht për të gjetur një shteg shfryrje, për të plotësuar kërkesat e studentëve, ishte momenti që ne ishim në fund të sezonit parlamentar, mundeshim të uleshim, të diskutonim dhe sigurisht që do te gjedneshina to para, po që se do të kishte vullnet ato para do të gjendeshin. Mjaft të anullonim nja 2-3 kontrata që kanë impakt më të ulët në cilësinë e përmisimit të jetës apo në zhvillimin e vendit në raport me kërkesërn lëgjitime të studentëve dhe ja ku gjendeshin paratë dhe studentët plotësonin ato kërkesa bazë minimle, të cialt i artikulojnë sot e kësaj dite me shumë këmbëngulje dhe vazhdojnë edhe në janar sepse tashmë jemi në një periudhë Krishtlindjesh dhe ata kanë respektuar natyrisht atmosferëne fesatve dhe kjo është natyrisht dika shumë civile, por janari vjen shpejt studentët i ke përsëri në rrugë.

Duke qëndruar intrasigjent dhe duke luajtur me kartën e dialogut, për çfarë dialogu, ato janë kërkesa që nuk kanë nevojë për dialog, as për interpretim, janë kërkesa minimaliste. Uluni me opozitën rishikoni buxhetin dhe gjejini ato burime financiare. Kur ne dëgjojmë që për 1 km rrugë Thumanë-Kashar janë gati ti jepen një koncensionari për një vlerë 20mln euro, mendoni se sa modeste janë kërkesat e studnetëve për pak para më shumë, për përmisimin e strukturës së studimit, të sallave, te konvikteve dhe të gjithë atyre kërkesave të ligjshme që ata i kërkojnë.

Dhe meqenëse për buxhetin për arsimin dua te vazhdoj të qëndroj tek buxheti, e di që është çështje shumë e ndjeshme për ju bujqësia. Nga parashikimet në buxhet për 2019 e konsideroni se është një buxhet i mirë për bujqësinë, për një sektor shumë të rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë..

Kemi folur aq shumë për bujqësinë sa, të flasësh për një buxhet mjeran, ai është një buxhet mjeran, ti japësh bujqësisë 20mln euro një sektori, i cili është sektori i vetëm prodhues i mirëfilltë i vendit, që prodhon, përpunon, eksporton dhe që sot mban afër gjysmën e popullsisë së Shqipërisë do të thotë praktikisht të tallesh me të, që bujqësinë ta lësh në nivelin e mbijetesës, dhe të mos jetë bujqësi konkuruese. Ndërkohë për mendimin tim jemi vonë edhe me çështjen e absorbimit të fondeve të BE-së.

Doja t’ju pyesja se sa lekë japim nga buxheti, por a dimë të përfitojmë nga fondet e BE-së?

Kjo është një tjetër pikëpyetje e madhe se ky vit u mbyll, thirrja u hap me shumë vonesë për arsye se u çedua rëndë në disa kritere që Bashkimi Europian kishte vendosur për ti rimbursuar këto fonde, që ka të bëjë me personelin që duhet të ketë agjensia e pagesave, personel minimum në trup njerëzish, për të bërë përpunimin e aplikimeve, interpretimin dhe shpalljen e fituesve. Por sa herë vjen pushteti, largohen njerëzit dhe natyrisht Bashkimi Europian nuk e pranoi këtë dhe kjo e futi të gjithë procesin në një ngërç. Tashmë janë hapur aplikimet, por praktikisht një vit është humbur, nuk janë pak ato para, unë pata fatin e mirë që ta firmosja atë marrëveshje që kur isha ministër. Dhe u firmosën jo pak, pro 92mln euro që do ti vihen në dispozicion qeversië shqiptare deri në vitin 2020, është një mundësi e artë që fermerët të përfitojnë grante, pra para të dhuruara nga BE për prodhim primar për agropërpunim, për agroturizëm, etj.

Por edhe këtu po lëvizim me shpejtësinë e breshkës, prandaj nuk po merret seriozisht bujqësia, është bërë e modës që në fushata elektorale të bëhen premtime pa hanzhim, do ti japim 100mln, 150 milion, por ndërkohë e ke ngarkuar edhe me një barrë të jashtëzakonshme fiskale, praktikisht TVSH në shitje e prodhimeve bujqësore është ende 20%. Kjo TVSH nuk rimbursohet, po të shikosh në pikat e grumbullimit, një pjesë e tyre kanë ende fatura të pa rimbursuara dhe për rrjedhojë këtë fitim të munguar në rimbursimin e TVSH ja kalojnë fermerit duke ja blerë atij sa më lirë, për këtë arsye çmimi i mollës ka vajtur 150 lekë ne Korçë për arsye se pikat e grumbullimit të ngarkuar me barrë fiskale, me mos rimbursim të tatimit mbi vlerën e shtuar nuk kanë interes më për ta blerë këtë produkt.

Panariti më lejoni tju bëj edhe një pyetje të fundit sepse ju keni mabjtur edhe kostumin e ministrit të jashtëm edhe Kosova ka patur zhvillime t ërëndësishme këto muajt e fundit, taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjes, krijimi i ushtrisë dhe mbledhja në këshillin e sigurimit ne Neë York. Si i shikoni këto ndyrshime në vendin fqinj.

Kosova po tregon dinjitet, dinjitetin e një shteti sovran që nuk mund të nëpërkëmbet dhe shkelet nga askush, prandaj unë përgëzoj fuqimisht kryeministrin Haradinaj, Presidentin Thaçi, të cilët po i japin dinjitet një shteti, i cili është një shtet sovran, i njohur nga më shumë se 100 shtete, por do të njihet kini durim nga të gjithë shtetet por duke treguar dinjitet në sovranitet, po tregon që është një shtet funksional, në këtë pikëpamje që Kosova bëri me taksën është pikërisht një përgjigje e merituar ndaj bllokimit që ata i bënë në aderimin në struktuart e Interpolit. Pra ta privosh një shtet nga organizmat e Interpolit, kur Interpoli është një oraganizëm i përbashkët për gjrumimin e aktivitetve të paligjshme, trafikimeve, kriminelëvë ndërkombëtarë. Prandaj Kosova bëri lëvizjen e saj dinjitoze, u tha hiqni bllokimin që na keni bërë dhe ne menjëherë do të heqim taksën dhe natyrisht përgëzoj krijimin e ushtrisë së Kosovës, kjo është një ngjarje që na ka gëzuar të gjithëve, sepse siguria e kosovës do të thotë edhe siguri e Shqipërisë, është një shtet sovran që ndërmjet ushtrisë garanton stabilitet në rajon. Në këtë pikëpamje, urime pafund për këtë hap dinjitoz që ajo ka bërë dhe duke e rritur forcën speciale në një nivel të ushtrisë së Kosovës. Kosova tashmë ka një ushtri të një shteti sovran dhe tregon gjthëmonë e më shumë dinjitet, dhe më lejoni të them që popullin kosovar, popullin shqiptar të Kosovës ti uroj nga zemra për festat e fundvitit.

SHKARKO APP