FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panariti: Shoh shenjat e një dialogu. Presidentit të zgjidhet me konsensus

 Ministri i Bujqësisë, njëherësh pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka përsëritur apelin e kësaj force politike që palët politike të ulen në një tryezë dialogu, për të zgjidhur ngërçin politik.

Nga Korça, Panariti kërkoi që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mos penguar reformat e nisura.

“Është koha e bashkëpunimit dhe pa bashkëpunim nuk ka zhvillim, nuk ka integrim. Pra, me këtë frymë duhet ta kthejmë në një përvojë personale. Jam i kenaqur që shoh shenjat e para të një dialogu dhe shumë shpejt edhe të një kompromisi. Palët të ulen, të fitojë Shqipëria dhe të mos ketë vonesa në reforma dhe integrimin e vendit. Nëpërmjet  negpciatave dhështë e rëndësishme zgjidhja për një kompromis dhe opozita të kthehet në parlament. Nga ana tjetër, LSI ka shprehur gjithë vullnetin e saj për të qenë pjesë e koalicionit të majtë”,- u shpreh Panariti, i cili u ndal edhe tek zgjedhja e presidentit. “Presidenti duhet të jetë konsensual sepse është garant i Kushtetutës dhe popullit”, tha ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?