FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pandeli Majko: Nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as qeveri besimi

Partia Socialiste zhvilloi një takim të madh në Sheshin “Skënderbej” me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Në fjalën e mbajtur në këtë takimin, ish-kryeministri Pandeli Majko veç urimit për të rinjtë, ka komentuar dhe kërkesat e opozitës.

Për herë të parë, Pandeli Majko u pozicionua kundër çdo kërkese që ka bërë Partia Demokratike për zgjedhjet. Ai u shpreh se vendi e ka betejën me reformat dhe hyrjen në Bashkimin Europian dhe jo me çadrën e PD-së.

“Demokratët nuk patën frikë të hyjnë në zgjedhjet e vitit 1997 kur armët ishin në rrugë. Përse kanë frikë të hyjnë sot? Kanë frikë të hyjnë kur Kodin Zgjedhor që është në fuqi e miratoi Sali Berisha. PS-ja fitoi zgjedhjet me Kodin Sali Berishës, përse ka frikë PD-ja”,- tha Pandeli Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kryeministri tha se çështja e qeverisë teknike as që mund të diskutohet. Por nga ana tjetër, Majko siluroi dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe idenë e kreut të saj, Ilir Meta për Qeveri besimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as qeveri besimi”,- tha Pandeli Majko.

 Ish-kryeministri, në fjalën e tij, e cilësoi të njëjtë kërkesën e PD me atë të LSI. “Nuk do të ketë qeveri teknike. Tani ata na dashkan qeveri teknike, qeveri besimi, se ne nuk paskemi besim. Ne nuk mund të riulemi dhe njëherë te vila e Enver Hoxhës”,- deklaroi Majko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?