Pandeli Majko: Uroj të dalim mirë, majtas e djathtas, nga “Panama”
Reagimi i parë për skandalin e Panamasë ka ardhur nga Pandeli Majko. Deputeti i PS ishte duke folur për propozimin e opozitës për ndryshimin e ligjit për dekriminalizimit, kur ka përmendur ”Dokumentat e Panamasë”.
”Uroj që nga ky skandali i Panamasë të dalim të pastër, si majtas edhe djathtas. Se mos na dalë ndonjë emër dhe na sillni ndonjë nen tjetër të këtij projekligjit për dekriminalizimin.” ka thënë Majko gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.
Dokumentat e Panamasë për Ballkanin pritet të publikohen pas dy javësh. Harta e publikuar nga gazetarët investigativë njoftuan se të pasurit e Shqipërisë kanë fshehur paratë e tyre përmes kompanive offshore. Deklarata e Majkos ka prekur tangent këtë çështje, por tregon se politikanët tanë janë në pritje të emrave të tjerë, që do të përfshihen në këtë skandal.
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi u shpreh se, kryeministri Edi Rama “ka 200 milionë euro në offshore”.
KOHA JONË SONDAZH

