Pandemia/ Vasili: Situata katastrofike, ndërsa Rama bën karagjozin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se situata e Covid-19 është katastrofike, dhe kryeministri Edi Rama sipas tij po bën karagjozin. “O kryeministër boll bëre karagjozin. Bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe i ke lënë njerëzit në mëshirë të fatit e mjaft prej tyre nuk i blejnë dot ilaçet se nuk kanë para”.

Postimi i plotë

O Kryeministër janë mijëra e mijëra qytetarë me Covid çdo ditë, gjendja është katatrofike, fol e vepro për ta se për këtë paguhesh, apo ke devizen kush të rrojë, të rrojë se ty s’të bëhet vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

O kryeministër s’ka familje të paprekur nga Covid është emergjencë shëndetësore kombëtare në kulmin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

O kryeministër boll bëre karagjozin. Bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe i ke lënë njerëzit në mëshirë të fatit e mjaft prej tyre nuk i blejnë dot ilaçet se nuk kanë para.

O kryeministet rimbursoji ilaçet për dhjetëra mijëra shqiptarë të infektuar me Covid se e ke detyrë me Kushtetutë e ligj.

O kryeministër apo detyrim ke që të paguash lek më lek vetëm inceneratorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?