Para për median shqiptare. Qeveria greke akuzon për publikim të “sekretit shtetëror”
Ndërmjet një njoftimi qeveria greke, akuzoi portalin iefimerida.gr me argumentin se ka ndikuar drejt për së drejti në interesat kombëtare sepse publikoi rrjedhjen e ngjarjeve në Kuvend për çështjen e “fondeve sekrete”. Me anë të këtij fondi, supozohet se janë dhënë para në mediat shqiptare dhe ato maqedonase si dhe të kishave jashtë Greqisë me qëllim ndikimin e opinionit publik për arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit me vendin fqinj Maqedoninë.
Por disa orë më vonë, Prokuroria urdhëroi një hetim paraprak për të zbuluar nëse shkelja e sekreteve shtetërore ishte vepër penale si dhe akuza për spiunazh! Hetimi kryhet bazuar në nenin 146 të Kodit Penal, i cili konsiderohet si: “Shkelje e Sekretit Shtetëror”.
“Kushdo që me qëllim dhe në mënyrë të paligjshme publikon ose zotëron dokumentetë, ose gjëra të tjera apo lajme të cilat interesat e shtetit apo aleatët e saj kanë vendosur ti mbaj n konfidenciale kundër qeverisë së huaj, do të dënohet me burgim deri në dhjetë vjet . Në kohën e luftës, fajtori dënohet me burgim të përjetshëm ose me burgim të përkohshëm prej të paktën 10 vjetësh”.
Sipas bisedave që u publikuan në media, ministri i Mbrojtjes hodhi kritika në drejtim të ministrit të Jashtëm për përdorim dhe menaxhimin e errët të fondeve sekrete prej 45 milionë euro! Ai gjithashtu mori nga George Soros edhe 50 milionë euro të tjera për t’i dhënë ato në Ballkan me qëllim që të ndikonte në marrëveshjen e Prespës.