Paralajmërimi i Ballës: Opsionet e mundshme të PD-së po mbarojnë, ne nuk do t’i lemë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestën që zhvilloi sot opozita, ndërsa e ka cilësuar këtë tubim ikje nga frika e vettingut.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Balla theksoi se të gjitha opsionet e mundshme që ka PD, po i mbarojnë. Ai tha ndër të tjera se PD po përpiqet të vrasë shpresën për drejtësi dhe aspiratën e tyre për një jetë më të mirë.

Protesta e sotme e opozitës u mbajt në 5 pika kyçe të vendit, ku për një orë u bllokua trafiku. Prej disa kohësh opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI I BALLËS
Shqiptarët duan drejtësi dhe punësim. Por, askush nuk e kupton se çfarë kërkon PD-ja – as qytetarët, as mbështetësit e vetë bashkë me ata pak që bllokuan rrugën, dhe aq më pak, miqtë e partnerët tanë europianë. Fatkeqësisht, Lulzim Basha po vendos interesat personale përpara interesave të Shqipërisë. Ai dhe ajo çfarë ka mbetur Partia Demokratike po e bëjnë këtë, pikërisht nga frika – frika nga vetting-u dhe frika nga humbja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kjo frikë kanë vendosur të bllokojnë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë duke bërë gjithçka për të bllokuar vettingun. Sot bllokojnë edhe rrugët që çojnë qytetarët në punë, në shkolla, në spitale. Harroje Lulzim se mund të bllokosh Shqipërinë. Pa vetting nuk ka drejtësi dhe pa Europë nuk ka shpresë për zhvillim ekonomik. Ti dhe çfarë ka mbetur nga PD-ja po përpiqeni të vrisni qoftë shpresën për drejtësi, qoftë aspiratën për një jetë më të mirë të shqiptarëve.

Hap pas hapi, ne po ndërtojmë Shqipërinë që duam. Duke ndërtuar shtetin, duke mbledhur taksat, duke mundësuar realizimin e investimeve të mëdha në infrastrukturë, në bujqësi, në shëndetësi dhe me projektet e rilindjes urbane, të cilat do të sjellin krijimin e vendeve të reja të punës.
Opsionet e mundshme të PD-së po mbarojnë. Ne nuk do t’i lëmë ata të mbajnë peng zbatimin e reformës në drejtësi dhe ekonominë e Shqipërisë edhe për shumë kohë akoma. Ne, Lulzim, do jemi me shqiptarët më 18 Qershor për Shqipërinë që Duam, ti vazhdo me interesat dhe frikën tënde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?