Paralajmërimi i Bashës: Jemi në një javë vendimtare

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka paralajmëruar sot se protesta e opozitës ka hyrë në një javë vendimtare të zhvillimeve politike dhe orët në vijim do ta tregojnë atë.

“Republika e vjetër, – tha Basha sot në çadrën e protestës, –  “komploti”, shpreson që nëpërmjet një dialogu fasadë të zhvillojnë zgjedhje fasadë në emër të pazareve në interes të kupolës, pra, që PD dhe opozita të marrë karriget e sajdie llokmat e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa dhe orët në vijim do ta tregojnë këtë.

Kjo jo vetëm nga kryeministri dhe çeta e tij, por edhe nga oligarkët dhe kriminelët që duan të vazhdojnë të mbjellin Shqipërinë me drogë dhe nga pronarët e medieve të korruptuara, që janë pjesë e çetës së korruptuar dhe një grusht avokatësh ndërkombëtarë të kësaj qeverie që paguhen me parë e korrupsionit dhe të narkomania shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është impresionuse, se politikanë me pushtet, oligarkë me miliarda, kriminelë me kobure janë bashkë, por jam më i vendosur se kurrë se e di që në këtë përballje nuk përfaqësoj as hallin tim, as interesat ngushta të një partie, por ato të të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse do të ketë dialog politik, që kemi kërkuar që ditën e parë nuk do kthehet në një Pazar të pistë të disa politikabnë të opozitës dhe mazhorancës që të vazhdojë kooptoi politik, që të vazhdojë republika e vjetër, vjedhja, mashtrimi, por dialogu politik që përmes standartatit evropian për zgjedhje të lira dhe ndershme që do t’i japë fund rruge të vjetra, mënyrave të vjetra dhe gjithçkaje që mban peng interesat, shpresat dhe zhvillimin e shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?