Paralajmëron avokati i Lefter Kokës: Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani!

Avokati i ish-ministrit Lefter Koka ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme para mediave, teksa tha do të dalin në dritë fakte dhe të vërteta që nuk janë dëgjuar deri më tani.

“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduar shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës është e tillë që nuk mund të vazhdojë të mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket ka vendosur të marrë rolin e mjekëve. Seanca e ardhshme është në datë 7 nëntor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel, nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë. Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Është vërtet i sëmurë, por është ende gjallë dhe do të mbajë qëndrimin e tij për këtë proces. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani”, tha ai.

Me tej njerëzit e Lefter Kokës kanë thënë se do të hapet “kutia e Pandorës” ku do të dalin emra politikanësh, zyrtarësh dhe fakte e dokumente drithëruese për pushtetin.

SHKARKO APP