Paralajmëron Vladimir Kosta
Deputeti socialist Vladimir Kosta ka bërë edhe një paralajmërim. Ai thotë se nesër do të publikojë në Facebook të tjera fakte se si Edi Rama poshtëroi të tjerë socialistë.
Këtë deklaratë, Vladimir Kosta e ka bërë duke komentuar në një postim të Ben Blushit në Facebook.
Statusi i Vladimir Kostës
Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë.
Partia e Ramës është partia e drejtorëve.
Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie !
KOHA JONË SONDAZH

