Parashikimi i aleatit të PD për takimin e dytë Rama-Basha në presidencë

Aleati i kreut të Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka komentuar aktualitetin politik dhe takimin e dytë që pritet të zhvillohet sot në orën 19:00 mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha në Presidencë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, kreu i PDK, Nard Ndoka tha se nuk beson të ketë një marrëveshje mes palëve në takimin e sotëm për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai tha se Rama nuk dha shpresë për marrëveshje, ndërsa diskutimet duhet të bëhen nga negociatorët.

“Nuk besoj të ketë marrëveshje në takimin që pritet të zhvillohet sot mes Ramës dhe Bashës në Presidencë, pasi Rama nuk dha shpresë për marrëveshje. Diskutimet duhet të bëhen nga negociatorët dhe liderët duhet të firmosin. Ka shume gjasa të ketë një dështim të paralajmëruar”-tha Nard Ndoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoka foli edhe për protestën e opozitës në 7 Maj në Kavajë, duke e cilësuar atë një “pritë” të nevojshme që i bëhet procesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përballja me opozitën është e pashmangshme, ka ardhur ora të ketë një pritë. Në Kavajë parashikoj një proces jo normal, pasi jemi në një situatë jo normale, në një krizë të thellë politike”,- tha Ndoka.

Kreu i PDK-së, paralajmëroi kryeministrin se duhet të tërheqë kandidatin e tij në zgjedhjet e Kavajës, Klodjan Shehin dhe të lërë axhendën e përplasjeve dhe muskujve, pasi siç tha, kjo është një aventurë e tij.

“Rama të këtë kurajo, po luan rolin e shahistit, po vë bast për fatin e Shqipërisë dhe të opozitës, është i rrezikshëm. Axhenda e tij janë përplasjet dhe muskujt. Ndaj edhe në Kavajë besoj se zoti Rama duhet ta kursente këtë aventurë, ta tërhiqte kandidatin”,- sqaroi Ndoka.

E ndërsa pret që kryeministri të reflektojë, Ndoka tha se në Kavajë ka për të dështuar. “Do ikë me bisht ndër shalë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?