Parid Cara: Nëse dështon reforma, zgjedhje në shtator

Reforma në Drejtësi është në ditët vendimtare, nëse do voton me 21 korrik apo konsensusi nuk do të gjendet mes palëve. Partitë politike kanë hedhur qëndrimet e tyre në rast të dështimit të votimit. PS-ja kërkon zgjedhje të parakohshme dhe siç është shprehur deputeti i PS-së, Parid Cara, se në këtë gjendje mjerane ku është drejtësia, sipas tij miratimi është një urgjencë kombëtare.

Ai në një status në facebook shkruan se çdo ditë që ajo vonohet, janë qytetarët ata që dëmtohen dhe mbajnë gjithçka mbi kurrizin e tyre.

Më tej ai ka shtuar se. Sipas gjykimit tim, personal dhe jo si qëndrim i PS-së, Kryeministri Rama duhet të çojë draftin në Kuvend në 21 korrik dhe të testojë se sa vota ka për Reformën. Nëse ne, deputetët, jemi aty për të shprehur vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe 91% e shqiptarëve duan reformën, ai draft miratohet. Në të kundërt, nëse reforma nuk miratohet, deputetët dhe partitë që deklarohen në Kuvend pro reformës, duhet të jenë boshti i koalicionit të majtë në zgjedhjet e parakohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse reforma nuk miratohet, Cara ka deklaruar se duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe ato le të mbahen në shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa i përket propozimit të Kreut të LSI-së, për një qeveri teknike për Carën kjo do të thotë korrupsion në tatime, korrupsion në dogana, pasiguri për jetën, pasiguri për pronën etj. Më tej ai ka nënvizuar se: “Zgjedhjet e parakohshme, sa më shpejt të jetë e mundur. Qytetarët kanë të drejtë ta votojnë ata Reformën në Drejtësi”.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?