Parlamenti holandez voton pro Shqipërisë për hapjen e negociatave
Parlamenti holandez ka votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postrimi në Twitter.
“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.