Parlamenti në kaos, Tabaku: Të përballemi me ide me PS siç ndodhi në Bruksel
Që prej 5 tetorit të vitit të shkuar nuk është zhvilluar asnjë seancë normale në Kuvend, pasi grupi i Berishës dhe Bardhit. Përballja me ide apo bashkimi i votave me socialistët siç ndodhi në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit për Integrimin sipas kryetares së komisionit për çështjet europiane, Jorida Tabaku është një proces që nuk duhet të ndodhë vetëm në Bruksel, por edhe në Tiranë.
“E rëndësishme që në atë rezolutë u përfshinë edhe shqetësimet tona. Mënyra më e mirë për të çuar par çështjen është përballja me ide. Është fatkeqësi që e gjejmë gjuhën vetëm në Bruksel”,-tha në ”A2cnn”.
Jorida Tabaku nuk e fsheh që ja ndjen mungesën foltores së Kuvendit dhe për këtë arsye ajo e bën të qartë që nuk është dakord me formën e aksionit të opozitës.
“Mendoj që parlamenti është arenë debate, mënyrë se si ne të shprehim idetë tona, beteja e opozitë është e drejtë, por unë nuk jam dakord me formën e protestës. Unë në fakt mund ta vuaj më shumë se të gjithë deputetët se kam qenë një ndër më aktivët në kuvend dhe me mungon si forum”.