Partia Demokratike çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar sot para mediave se Partia Demokratike, ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Bylykbashi tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një megaaferë korruptive dhe një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa privatë

Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjikë por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?