Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit
Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin Skënderbej.
Kryeministri Edi Rama e bëri publike ngjarjen përmes një postimi në rrjetet sociale:
“12 prill nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës, në orën 12:00, familja jonë e madhe politike mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv ‘Shqipëria 2030 në BE’.”
Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi i fushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
KOHA JONË SONDAZH

