“Partizani”, shtyhet seanca! Gjokutaj tregon se çfarë deklaroi dhëndri i Berishës

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi u shty për nesër në orën 11:00. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se në seancë ishte i pranishëm edhe dhëndri i ish-kryeministrit, i cili sqaroi në detaje procedurat e privatizimi. Për gazetarët, ai tha se masat e sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nuk qëndrojnë, ndërsa të gjithë procesin e konsideroi se farse.

“Seanca u shty për nesër në orën 11:00 për shpalljen e vendimit. Të gjitha kërkesat në shkallë të parë i kemi rikërkuar në Gjykatën e Apelit për t’i konstatuar dhe për ta rivendosur këtë proces në shinat ligjore.

Z.Malltezi shpjegoi gjithë procedurën e privatizimit dhe përfitimit të pronës dhe gjithë atë normalitet që asaj procedure që është e habitshme se si mund të ngrihet në nivelin e një procesi penal. Procesi i njohjes dhe i kontestimit janë dy gjera krejt të ndryshme”, tha në prononcimin e tij për gazetarët avokati Genc Gjokutaj.

SHKARKO APP