Pas akuzave për Grusht Shteti përgjigjet Gylen: Erdogan mund ta ketë sajuar puçin !

Pas akuzave të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se Fethullah Gulen qëndron prapa Grushtit tw Shtetit në Turqi, është kundërpërgjigjur ky i fundit. Gulen ka thënë se ka gjasa që i gjithë  ky grusht shteti të jetë i sajuar nga vet Erdogani, transmeton Gazeta Express.

“Nuk besoj se bota do t’u besoj akuzave të bëra nga presidenti Erdogan. Ka mundësi që grusht shteti është i sajuar nga ai dhe kjo mund të jetë bërë për të akuzuar gylenistët”, tha Gulen në një intervistë dhënë në shtëpinë e tij në Pennsylvania (SHBA).

Erdogan po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Gylen të  arrestohet dhe të ekstradohet në Turqi, por SHBA ka thënë se nëse ka prova të mjaftueshme, atëherë do të ndodh ekstradimi. Gjasat duken se SHBA nuk do ta ndalojë Gylen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grushti i Shtetit është një akt antikushtetues dhe i dënueshëm, por kur shikon se si po hakmerret Erdogan duke arrestuar gjykatës, duke pushuar gjyqtarë mbi 2700 veta vetëm në një ditë si dhe duke ndëshkuar mediat vendase  apo duke kërkuar arrestimin e kundërshtarit të tij politik i cili jeton në SHBA, duket se Grushti i Shtetit po vazhdon nga vetë Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Turqia mbyll bazën amerikane si shenjë hakmarrje ndaj mosekstradimit të Gylen

Fluturimet e ushtrisë amerikanë nga baza ajrore Incirlik në jug të Turqisë janë ndaluar, njofton Pentagoni.

“Qeveria turke ka mbyllur hapësirën ajrore të saj për aeroplanët ushtarak dhe si rezultat i operacioneve ajrore në Bazën Ajrore Incirlik, fluturimet janë ndalur për një kohë”, ka thënë në një deklaratë për media, zëdhënësi Peter Cook, transmeton Gazeta Express. Zyrtarët amerikanë janë duke punuar me palën turke që në këtë bazë ajrore të rifillojnë operacionet ajrore. Kjo bazë ajrore përdoret nga SHBA për të zhvilluar fluturimet në fushatën kundër ISIS.

Kjo mbyllje e bazës erdhi fill pasi Erdogan kerkoi SHBA arrestimin dhe ekstradimin e armikut te tij Gylen. Duket se SHBA nuk do ta esktradojnë kundërshtarin politik të Erdogan.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?