Pas atentatit, Trump mban fjalimin pas xhamit antiplumb

Pas atentatit, shërbimi sekret ka rritur masat e sigurisë për Donald Trump, kandidat për presidenti i SHBA. Siç shihet në këtë video, Trump ka mbajtur fjalimin në një tubim elektoral pas një xhami antiplumb.

Ish-presidenti foli në Karolinën e Veriut, në tubimin e tij të parë në ambient të hapur që nga tentativa për vrasjen e tij në Pensilvani në korrik.

Në tubim Trump komentoi se si Barack dhe Michelle Obama e kanë kritikuar atë gjatë fjalimeve të tyre në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.

Kishte një prani të madhe sigurie në tubim, me snajperistë të shumtë që kishin rrethuar vendin ku mbahej tubimi.

SHKARKO APP