Pas Bregut, ja çfarë kërkon Jozefina Topalli ndaj Bashës

Kjo javë pritet të jetë politikisht e vështirë për kreun e opozitës. Pas reagimit të Majlinda Bregut, e cila përmes një statusi të gjatë në facebook, doli kundër bojkotit dhe kërkoi që PD të marrë pjesë në zgjedhje. Bregu u shpreh se prej disa javësh, grupi parlamentar i PD-së nuk është mbledhur dhe se vendimet janë marrë pa u biskutuar në grup.

Në të njëjtin linjë duket se është edhe ish-nënkryetarja demokrate, Jozefina Topalli e cila ka kërkuar mbledhjen e Grupit Parlamentar. Në një prononcim për “Top Channel”, Topalli shprehet se prej 3 javësh nuk ka asnjë përgjigje, kohë kjo që përkon edhe me mospjesëmarrjen e saj në takimet publike të grupit të deputetëve ditëve të enjte në çadrën e protestës.

Pritet që ish-drejtues të Partisë Demokratike të shfaqin publikisht qëndrimet e tyre ndryshe nga ato të kreut të opozitës për zgjedhjet e 18 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?