Pas debateve, LSI prezanton platformën për Arsimin: Ndërhyrjet, të fragmentizuara dhe klienteliste

Pas kundërshtive dhe debateve publike me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë me një platformë konkrete mbi reformën në arsim.

Aktualiteti

Duke bërë një pasqyrë të aktualitetit shqiptar, LSI-ja shprehet se përgjatë gjithë viteve të demokracisë në Shqipëri për arsimin është folur shumë dhe është bërë gjithmonë pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha ndërhyrjet, sipas saj, që janë bërë kanë qenë të fragmentizuara dhe shpesh në interesa të ngushta klienteliste, të cilat kanë sjellë vetëm kaos dhe humbje të cilësisë në të gjitha nivelet e sistemit tonë arsimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Reth 15 mijë fëmijë të moshës shkollore janë jashtë saj; Rreth 64 mijë e të rriturve janë analfabetë; Fëmijët romë kanë mbetur më pas në arritjet shkollore; Gjysma e shkollave nuk kanë mjedise bazë të përshtatshme; Një në çdo katër mësues nuk është i kualifikuar; Rezultatet e PISA-s për fëmijët në arsimin e mesëm janë ndër të ulëtit në vendet e OECD-së: Shpenzimet publike për arsimin përbëjnë 2.9 % të PBB-së, kundrejt një mesatareje prej 4.5 % në vendet e BE-së”- shprehet LSI në platformën e saj për arsimin.

Propozimi

Nisur nga kjo situatë, projekti i Lëvizjes Socialiste për Integrim “Edukim cilësor – Familje e shëndetshme” synon të ringrejë në themel sistemin arsimor, duke nisur nga çerdhet dhe kopshtet, tek gjimnazet dhe universitetet.

Si rrjedhojë LSI-ja shprehet se do të rrisë investimet dhe qëllimi është që financimi të arrijë në nivelin 6 % të PBBS-së brenda katër viteve të ardhshme. “Kjo do të çojë në përmirësim të dukshëm të infrastrukturës dhe në rritjen progresive të pagave të trupës pedagogjike”- thekson LSI-ja në platformën e saj.

Lexoni projektin e LSI për Arsimin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?