FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas deputetëve, edhe këshilltarët e djathtë i bashkohen protestës, bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Kreu i këshilltarëve demokratë, Leonard Olli u shpreh pak para nisjes së mbledhjes se këshilltarët e djathtë do jenë pjesë integrale e protestës së Partisë Demokratike, ndërsa ky vendim është marrë nga të gjithë anëtarët e opozitës.

“Do të bojkotojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Do të jemi pjesë integrale e protestës së PD. Vendimi është marrë nga të gjithë anëtarët e opozitës në Këshill. Nuk do të jemi pjesë e farsës së pseudoreformave”- tha Olli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhjen e sotme pritet të miratohet projektvendimi për “Krijimin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, si institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për administrimin dhe menaxhimin e shërbimeve të tregjeve publikë në Tiranë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?