FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas Donald Trump, Edi Rama uron Erdogan për fitoren e referendumit

Pas fitores me referendumin e 16 prillit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë telefonata të shumta urimi nga krerë shtetesh e kryeministra.

I prani nga liderët botërorë që e ka uruar ishte Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Pas urimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë mësohet se dhe kryeministra dhe kryetarë shtetesh të tjerë kanë shprehur urimet për fitoren e Erdogan.

Agjencia e lajmeve turke në gjuhën shqipe Anadolu Agency, raporton se mes liderëve të botës që kanë uruar Erdogan është dhe Kryeministri, Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbrëmë ai (Erdogan) ka marrë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministri i Libanit, Saad Hariri”, raporton Anadolu Agency (AA).

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill. Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?