Pas Elvis Roshit, edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit ankimon në Kushtetuese “Dekriminalizimin”

Ligji për dekriminalizimin është ankimuar për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese. Kësaj here është Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili akimon disa pika të këtij ligji, të cilat i kosideron si antikushtetuese. Bëhet fjalë për kufizimin e votës për  personat e dënuar me  vendim te formës së prerë për disa vepra penale, të cilat nuk kanë të drejtë të votojnë bëhet fjalë për persona që janë të dënuar për rreth 86 vepra që përbejne afro 30% të dënimeve.  

Ligji për dekriminalizimin goditet për here të dytë në Gjykatën Kushtetuese.

Pas avokatit  të Elvis Roshit, Theodhori Sollaku,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit,  ka ankimuar disa pika të këtij ligji, të cilat i cilëson si antikushtetuese dhe bëhet fjalë  për  pikën  4 të nenit 2 të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas  këtij neni, personat të cilët janë dënuar me burgim, me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për veprat penale të përcaktuara në këtë nen, nuk kanë të drejtën të votojnë dhe të zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë kandidatët për deputetë në Kuvend apo në organet e qeverisjes vendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kërkesën dërguar në gjykatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se pasi është njohur me përmbajtjen e ligjit ka vërejtur me shqetësim ndërhyrjen në të drejtën e votës dhe shtrirjen e kufizimit të kësaj të drejte.

Nisur nga ky shqetësim, thuhet ne kërkesë  KShH-së analizoi me kujdes përmbajtjen e ligjit, lidhur me kufizimin e të drejtës së votës, nëse ky kufizim është në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtjat e Njeriut si dhe me jurisprudencat përkatëse të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në përfundim të analizës, KShH ka arritur në konkluzionin se kufizimi që ligji i bën të drejtës së votës nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe për këtë arsye i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e pikes 4 të nenit 2, të pikes 8 të nenit 4 dhe të nenit 12 të ligjit 138/2015.

Në bazë të ketij neni i kufizohet e drejta e votës personave që janë dënuar me vendim të formës së prerë për 86 vepra penale që përbejnë afersisht 30% të dënimeve

Pritet që Gjykata Kushtetuese ta marrë në shqyrtim ankimimin e KShH-së ditën e martë në një seancë të hapur.

Ndërkohë të pyetur nga Ora News, burime pranë Partisë Demokratike bëjne me dije se këto nene nuk prekin në thelb ligjin dhe qëllimin e tij.

Ankimimi i ligjit të dekriminalizimit nga KShH

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?