Pas kërcënimit ndaj Ramës, Murat Basha qetëson ndjekësit: Tërheqja zvarrë ishte në kuptimin figurativ
Shkaktoi një reagim të madh në rrjet por edhe në gazetën Tema deklarata e Murat Bashës se nëse kryeministri Rama nuk largohej do ta “tërhiqnin zvarrë”.
Por Murat Basha duke parë reagimin e madh vendosi të qetësojë ndjekësit e tij në FB.
Ai thotë se “tërheqja zvarrë” ishtë në kuptimin figurativ dhe kjo do të bëhej nëpërmjet protestave.
“Miq te nderuar,i mirekuptoj verejtjet tuaja.Fjalet""Do te terheqim zvarre''jane thene ne menyre figurative,sinonim i Protestes,por edhe si Pergjigje,per Nje milion shuplakat,S'keni pare gje akoma,apo edhe sharjet me fjale te ndyra ne parlament.Nuk qendron e keqja tek fjalet mia,por veprimet e atij dhe atyre,qe po shkaterrojne kete vend perdite”, shkruan ai në FB.
KOHA JONË SONDAZH

