PS nis testimin e numrit të anëtarsisë, shpërndan tesera të reja

Tesera e anëtarsisë së Partisë Socialiste nga kjo e hënë do të ketë një imazh tjetër. PS ka nisur shpërndarjen e 100 mijë teserave të reja tek anëtarët e rij dhe të vjetër të kësaj force. Krahas modernizimit të këtij dokumenti që do të shpërndahet në praninë e te deleguarve në qarqe, ky është një proces monitorimi organizativ.

Pak muaj para zgjedhjeve, PS po teston në këtë mënyrë sa prej anëtarësisë i ka qendruar besnike dhe sa të verteta janë listat e saj.

Nga kjo e hënë gjithashtu është vendosur që të jenë të përjavshme takimet e përbashkëta të sekretarëve dhe 12 të deleguarve në qarqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata do të raportojnë cdo javë si kanë ecur detyrat që kanë të bëjnë me pranimet në parti, kuotat, përfundimi i zgjedhjeve të 12 kordinatorëve elektroralë dhe dixhitalë dhe financierëve. Një praktikë e tillë nisi dhe këtë të hënë menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?