Pas Nuland një diplomate gjermane e BE vjen në Tiranë për negociata

BE dhe SHBA janë investuar me autoritet më të larta për çuar drejt konsensusit për reformën në drejtësi partitë politike në Shqipëri. Pas vizitës së Ndihmës Sekretares Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, në Tiranë sot ka mbërritur një tjetër diplomate e lartë e BE.

Brukseli ka dërguar për të negociuar me palët Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid. Vizita e saj në Tiranë është konfirmuar nga Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Diplomatja gjermane do të jetë në Tiranë sot dhe nesër. Sipas Zyrës së BE në Tiranë “tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?