Pas Palokës, edhe Flamur Noka përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

Taulant Balla tha se deputeti i PD, Flamur Noka është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

BallaKryetarja e seancës, Leskaj i ka bërë me dije tërheqjen e vëmendjes dhe më pas hyn në parashikimet e nenit 65 ku jepet dënimi maksimal dhe dënimi maksimal është 10 ditë kalendarike përjashtim.

Ajo që më vjen keq është se grupi parlamentar i PD duhet të ketë një jurist, pavarësisht se këta kanë këshilltar Agron Kuliçajn, i cili duhet tu shpjegojë rregulloren e Kuvendit, se ai paguhet si këshilltar i PD, ose si jurist apo çështje të sigurisë dhe të lexojë që deputeti Noka është i përjashtuar nga punimet e seancave plenare dhe komisioneve, nga dita e enjte që ka hyrë në fuqi PëR 10 ditë që i bie deri në fund të kësaj jave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për Palokën, Balla tha se u përjashtua me 5 ditë. Ai deklaroi se PD po tenton të dëmtojë imazhin e Parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla: Byroja mori në shqyrtim kërkesën e 7 deputetëve. U treguam më dorëlëshuar në vendimarrjen që i takon Byrosë dhe u mor vendimi për përjashtimin e tij 5 ditë dhe jo 10 ditë. Ka një prirje e PD-së që tentojnë të dëmtojnë imazhin e parlamentit, dhunë, dhunë verbale, fizike, bllokim të funksionimit normal të seancës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?